Sulejman Starova ka folur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ në lidhje me ndeshjet e Kombëtares shqiptare të zhvilluara ditët e fundit. Ish-trajneri shqiptar vlerëson kualitetet individuale që kuqezinjtë kanë dhe për këtë arsye kërkon pritshmëri të larta për të ardhmen. Madje si shembull jep edhe Maqedoninë e Veriut, që për të është më poshtë Shqipërisë në cilësi.

“Ne presim realisht, jo për të larë gojën. Kemi besim që edhe në pak kohë, me muaj po na rriten lojtarët. Është e lehtë të thuash, unë preferoj Balliun të luajë aty, por ajo vetëm një ndeshje është.

Kur të fillojë aktiviteti për ato objektiva t’i kërkojmë me shpirt, si Maqedona e Veriut. Se Maqedonia s’më rezulton në krahasim me ne. Ka një Bardhi dhe nja dy-tre lojtarë të tjerë.

Eliminoi Italinë që luante më pykën e Lacios. Kulmi ishte ai sulmuesi pykë i Kaljarit që kishte marrë. Ai ishte 47 vjeç, a thua se do i shpëtonte ai“, ka thënë Sulejman Starova.Sport Ekspres/