Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për skuadrën e Tiranës. Sipas tij, nga situata në fund të ndeshjes me Bylisin, janë dëmtuar lojtarët titullarë, të cilët u dënuan nga Disiplina.

Starova deklaroi se në finalen e Kupës, Egnatia vjen si favorite ndaj Tiranës, pikërisht për shkak të mungesave te bardheblutë.

Janë disa lojtarë që janë dëmtuar nga ngjarja në fund të ndeshjes me Bylisin. Para ngjarjes, Tirana ishte favorite në finalen e Kupës, por me mungesat e bardhebluve, tani favorite është Egnatia.

Dëmtimi më i madh nga ngjarja në Rrogozhinë, është mungesa e lojtarëve titullarë te Tirana.

Kupa e Shqipërisë, nuk është trofe dosido. Kur nuk merrnim kampionatin, ne ngushëlloheshim plotësisht me Kupën.