Bundesliga u bë kampionati i parë nga të mëdhatë që ka rinisur pas pandemisë së Covid-19.

Java e parë ishte një sukses total, teksa u dha një shembull perfekt se si mund të luhet edhe në kushtet kur nuk ka asnjë tifozë në stadium, apo edhe me kufizime të tjera.

Gjermanët në fakt njihen për faktin se i gjejnë shumë shpejt zgjidhjet në momentet më të vështira. Një parodi e publikuar së fundmi ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Dy skuadra kanë sfiduar njëra-tjetrën, por futbollistët duhet të mbanin nga një karrocë që përdoret në market për të evituar kontaktet. Ndeshja u mbyllë në barazim 2-2.