Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, eliminimin e Partizanit nga Vllaznia në Kupën e Shqipërisë.

Sipas tij, pavarësisht fitores, eliminimi do ndikojë negativisht për të ardhmen e skuadrës.

Referuar rotacionit, Starova deklaroi se trajneri dhe lojtarët duhet të sakrifikojnë më shumë, qoftë duke luajtur edhe me gjilpëra.

Partizani vuajti peshën e rezultatit të parë. Bëri një ndeshje të mirë. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ka të bëjë edhe me anën psikologjike, për vazhdimësinë e kampionatit.

Trajneri dhe skuadra duhet të sakrifikojnë në të tilla raste. Të futen edhe lojtarë me gjilpëra, siç ndodhte në kohën tonë. Kolela i ka të gjithë njësoj sipas tij.

Loja e mirë e Partizanit i jep të drejtë, por të drejtë ka vetëm kur kualifikohet. Do ju vështirësihet puna dhe do ju ndikojë ku eliminim. Më mirë të ishin eliminuar në fillim të Kupës, sesa në këto momente.

Parashikoja stadiumin, se do bëhej nami me tifozët. E imagjinoj veten, kur luanim në Tiranë. Partizani merrte vrull nga tifozët dhe nuk mbahej skuadra. I munguan sot të kuqve.