Trajneri Sulejman Starova, duke analizuar epokën e Edoardo Rejës te Kombëtarja, ka treguar gjërat pozitive dhe negative të teknikut italian te kuqezinjtë.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se Shqipëria i mori 6 pikë Hungarisë, diçka që nuk e bëri dot as Anglia dhe as Polonia.
“Mendoj se duke i besuar një moduli loje, Reja ka arritur vendin e parë në Ligën e Kombeve, ku aktivizoi mbi 10 lojtarë të rinj. Grumbulloi 18 pikë në eliminatore.
I morëm 6 pikë Hungarisë, diçka që nuk e bëri as Anglia as Polonia. Këto janë gjërat pozitive. Ka gabuar në ndeshjen me Lituaninë dhe barazimin me Andorrën, nëse ju kujtohen.
Kam bindjen që është munduar t’i japë dorën atij lojtari që ishte në formë. Brojën e ka futur 4 herë titullar, bashkë me Ligën e Kombeve. Duhet të rriten akoma lojtarët për të shkuar aty ku duam.”, u shpreh Starova.