Premier League është një nga kampionatet me pagat më të larta për trajnerët dhe lojtarët e tyre. Sistemi ekonomik i tyre bën që klubet të kenë grumbullime më të larta se një pjesë e mirë e klubeve të tjera europiane.

Megjithatë, The Sun ka bërë një artikull ku na tregon 10 lojtarët më pak të paguar në Premier League. Edhe pse janë kryesisht lojtarë të rinj, ajo që bie në sy është se kanë diferenca të frikshme në raport me lojtarët e tjerë të mirë-paguar.

Kështu 10 lojtarët me pagat më të ulta janë si më poshtë:

10 Everton – Anthony Gordon (£10,000 në javë)

9 Brighton – Jakub Moder (£10,000 në javë)

8 Liverpool – Neco Williams (£9,000 në javë)

7 Manchester City – Liam Delap (£8,000 në javë)

6 Manchester United – Shola Shoretire (£8,000 në javë)

5 Burnley – Will Norris (£5,769 në javë)

4 Norwich City – Bali Mumba (£5,000 në javë)

3 Crystal Palace – Remi Matthews (£4,700 në javë)

2 Brentford – Jan Zamburek (£3,150 në javë)

1 Watford – Jeremy Ngakia (£2,500 në javë)