Bayern Munich është në negociata për të kryer një tjetër transfertë të madhe.

Bëhet fjalë për “yllin” e Manchester Cityt, Leroy Sane, për të cilin është rikthyer sërish vëmendja dhe nuk do të kursehen as 100 milionë euro.

Gjermani është lënduar në ndeshjen kundër Liverpoolit, dëmtim i cili do ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Pavarësisht arritjes së Philippe Coutinho si huazim nga Barcelona, “bavarezët” kërkojnë edhe transferimin e Leroy Sanes duke përforcuar akoma edhe më shumë repartin ofensiv.