Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për skemën e re që do të përdoret në fund të kampionatit.

Sipas tij, nga skema është dëmtuar nga Egnatia që e kishte kampionatin të përfunduar.

“E kemi thënë që skema ka avantazhe dhe disavantazhet e veta. Vjet në javën e fundit, u vendosën skuadrat në pozicione. Vetëm një skuadër është minorancë, Egnatia. E kishte kampionatin të përfunduar, ndërsa të tjerat janë në avantazh me këtë skemë.

Final Four, do kënaqë financiarisht të gjitha skuadrat. Me këtë ritëm, të shpresojmë që të mbushen stadiumet në fund. Nga skema është e dëmtuar vetëm Egnatia, që ka udhëhequr me prepotencë”- eshte shprehur Starova.