Vllaznia ka siguruar mbreme daljen ne finale te Kupes se Shqiperise dhe kjo i ndodh per te dyten here rradhazi, pasi siç dihet, e siguroi kete gje edhe sezonin e kaluar kur u ndesh me Skenderbeun ne “Air Albania” dhe e fitoi ate 1-0.

Nese i referohemi historise se ketij sporti, kjo eshte e treta here qe Vllaznia del ne dy finale te Kupes se Shqiperise njera pas tjetres.

Heren e pare i ka ndodhur ne sezonet 1964-65 dhe 1965-66. Ne te parin ajo pat fituar 1-0 ndaj Skenderbeut, ndersa ne sezonin e dyte, pati dy ndeshje ndaj Partizanit te cilat i humbi ne shifrat 1-2 ne Shkoder dhe 4-3 ne Tirane duke mos arritur dot ta fitoje kupen.

Po ne ate periudhe, ekipi shkodran e vijoi rrugetimin e saj ne finalet e ketij kompeticioni edhe me tej. Kjo sepse ne sezonin 1966-67 nuk eshte zhvilluar fare, nderkohe qe ka dale ne finalet e sezonit 1967-68 po ndaj Partizanit duke humbur me rezultatin 4-1 si dhe ne finalen e sezonit 1968-69 serish me Partizanin, pas fitores se Vllaznise 1-0 ne Shkoder por ka humbur 4-0 ne kryeqytet duke mos e marre kupen.

Hera e dyte qe Vllaznia ka dale dy vjet rresht ne finale ka qene ne vitet 1986 dhe 1987. Ne te parin humbi ndaj 17 Nentorit 3-1 dhe e fitoi ne te dyten pas dy perballjeve me Flamurtarin (3-0 ne Shkoder dhe 1-3 ne Vlore).

Hera e trete eshte sivjet ku do te synoje nje arritje historike, per ta fituar dy vjet rresht kete trofe qe nuk e ka bere asnjehere me pare. Vjet fitoi ndaj Skenderbeut 1-0 dhe do te synoje edhe sivjet ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/