Mesfushori 27 vjeçar Alsid Tafili rezulton të jetë lojtari më i mirë i sezonit për Vllazninë. E kemi fjalën për statistikat prej të cilave ai duket qartë se ka dhënërendimentin më të madh në skuadër. Organizatori i kuqebluve ka luajtur në 35 nga 36 ndeshjet e kampionatit të fundit teksa ka munguar vetëm në njërën prej tyre, atë të fazës së katërt me Flamurtarin në Shkodër ku u dëmtua në nxemje. Në të tjerat konstatojmë se vetëm në takimin e parë të kampionatit ka hyrë në lojë në pjesën e dytë ndërsa në të gjitha të tjerat ka luajtur nga 90 minuta të plota. Pra gjithsej 3095 minuta në fushë.


Pas tij vjen Shtubina me 34 ndeshje dhe 2849 minuta, Gocaj me 33 ndeshje dhe 2767 minuta e kështu me rradhë, Sykaj, Hajdari, Beqiri, Selimaj, Baci, Dema, Krymi, Kalaja e Soza. Këto janë futbollistët që kanë më shumë ndeshje të luajtur ndërkohë që në fund duket qartë se portieri italian Campironi dhe mesfushori uruguajan Aguirre, mbyllin tabelën me vetëm nga 1ndeshje të luajtura ndërkohë që sulmuesi italian Cioffi vërtetë ka luajtur në 6 ndeshje por gjithsej ka qenë në fushë vetëm 23 minuta!!!. Madje, ka edhe më keq sepse dy të huaj të tjerë, kosovari Badalli dhe serbi Mujkoviç nuk kanë luajtur qoftë edhe një minutë me Vllazninë këtë sezon. Duke iu referuar statistikave, ajo çfarë konstatojmë është se në kampionatin e fundit në të ciln Vllaznia u rendit në vendin e shtatë, për të janë aktivizuar 32 futbollistë.

Gjergj KOLA