HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat e 7 javëve të para, Vllaznia dy pikë më pak se...

Statistikat e 7 javëve të para, Vllaznia dy pikë më pak se vjet

Ecuria jo e mirë e ekipit në shtatë javët e para që u shoqërua edhe me ndryshimet në pankinë, natyrisht që konstatohet lehtë. Madje, Vllaznia e sivjetme e ka nisur kampionatin edhe më dobët se një sezon më parë, sezon që siç dihet, shpëtoi vetëm në ndeshjen e fundit të tij. Në të njëjtën periudhë të një sezoni më parë, kuqeblutë kishin grumbulluar 7 pikë ndërsa sivjet dy më pak, vetëm 5.

Një nisje e tillë padyshim që nuk është aspak e mirë megjithatë ndryshimet e trajnerëve mund të sjellin edhe ndryshim të situatës. Për më tepër që Vllaznia aktuale ka vetëm krizë rezultetesh dhe jo loje. Shkodranët kanë prodhuar një futboll të mirë deri diku dhe nëse janë ndëshkuar në ndeshjet përkatëse, kjo ka ardhur prej disa gabimesh elementare në mbrojtje, pa harruar edhe mungesën e konkludimit. Shorti i dy javëve të ardhshme është i vështirë sepse ata do të luajnë me dy skuadrat e vendeve të para, Kukësin e Skënderbeun dhe parashikohet që të ketë sërish mungesë pikësh por ata edhe mund t’ia dalin. E rëndësishme sipas stafit të ri është që futbollistët të kenë më shumë besim tek vetja.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments