Në këtë moment, Mançester Siti i Pep Guardiolës është skuadra që po dominon futbollin europian. Jo vetëm që po kryeson bindshëm kampionatin anglez, por po regjistrone dhe statistika të frikshme, që e mbajnë në majë të futbollit euopian në lidhje me rendimentin e pikëve për ndeshje. Në një vëzhgim statistikor të 5 kampionateve më të fortë të kontinentit, duke përllogaritur mesataren e pikëve për ndeshjet e luajtura deri tani, Mançester Siti mban vendin e parë.

Pas tij vjen Barcelona dhe pastaj Napoli i Elseid Hysajt në vend të tretë. Skuadra e mbrojtësit nga Shkodra, që kryeson Serinë A, është më e mira në Itali në këtë drejtim, me një mesatare prej 2,57 pikësh për ndeshje. Siti i vendit të parë ka mesataren 2.71 pikë për ndeshje.

Mes 10 skuadrave me rendimentin më të lartë në Europë është edhe një ekip tjetër shqiptarësh: Lacio i Igli Tares dhe Thomas Strakoshës. Skuadra e tyre mbyll 10-shen më të mirë europiane me 2,15 pikë për ndeshje. Juventusi ndërkohë mban vendin e 5-të me 2,50 pikë për ndeshje. Ja dhe tabela e 10 skuadrave më të mira të 5 kampionateve më të forta europiane për rendimentin e tyre: