Asgjë nuk shkon mirë për Laçin që tani po lufton fort me fantazmat e mbijetesës. Vendi ii 8 në kuotën e 33 pikëve, ndjekur nga Bylis me katër pikë larg, tregon se për skuadrën kurbinase nuk pritet të jetë një sezon i lehtë. Shkarkimi i Gentian Mezanit ishte cështje ditësh, dhe këtë e kishte kuptuar vetë tekniku vlonjat.

Për momentin, Laci do të drejtohet nga Stavri Nica që vjen si këshilltar i presidentit Pashk Laska. Herën e fundit që 68-vjeçari ka drejtuar Lacin ishte në nëntor të vitit 2020. Edhe atëherë qëndroi vetëm 3 ndeshje.

Te Erzeni po atë vit qendroi një muaj nga janari në shkurt pa drejtuar asnjë ndeshje. U shkarkua kur ishte ende periudha e pauzës dimërore. Në 2018, kur drejtonte Kastriotin (9 ndeshje në detyrë) u largua pas humbjes me Teutën.

Te Burreli në 2018 drejtoi skuadrën vetëm dy ndeshje. Kulmi i Stavri Nicës si trajner i Lacit është në 1 janar të vitit 2013, kur ai udhëhoqi skuadrën drejt kupave të Europës, dhe të njëjtën gjë bëri edhe sezonin e ardhshëm, duke drejtuar për 60 ndeshje ekipin kurbinas dhe duke arritur në raundin e dytë të kualifikueseve të Kupave të Europës.

Ky është rikthimi i shtatë i teknikut Nica në pankinën e bardhezinjve, pa harruar se një sezon ka drejtuar Lacin U-19.