Vllaznia ka në shënjestër për sezonin e ri mesfushorin- sulmues të Partizanit, Stenio Junior. Kështu, duket se ky futbollist është në orbitën e kuqebluve.
Braziliani i Partizanit duket se nuk do të shkojë në Arabi dhe po negocion me disa klube të Superiores, teksa Vllaznia i ka bërë një ofertë konkrete për të veshur fanellën kuqeblu.
Vllaznia po kërkon sulmues dhe një goditje e madhe mund të jetë “vjedhja” e Stenio Junior nga ekipi i Partizanit. Junior mund të zëvendësojë të larguarit e mundshëm të sulmit. Kështu, nëse dy anësorët e Vllaznisë ikin për një skuadër më të mirë, atëherë mesfushori aktual i Partizanit mund të bëjë punë.
Problemi i vetëm është rroga, si edhe fakti që mesfushori po diskuton me të kuqtë për rinovimin. Braziliani këtë sezon shënoi mbi 11 gola, duke qenë futbollisti i katërt me më shumë rrjeta në Superiore.
Maringlen ZHIVANI