Mile Sivlar është një nga diskutimet, për mungesën e ftesës te përfaqësuesja e Serbisë. Pas sezonit të kaluar, portieri serb vijon të bëjë mirë te Roma.
Aktualisht Svilar është portieri me përqindjen më të mirë të pritjeve në “top 5” ligat europiane. Në këtë edicion ka 15 pritje, ndërsa ka pësuar dy gola dhe në katër takime e ka mbajtur portën e paprekur.
26-vjeçari ka hapur diskutim të madh në Serbi, pasi nuk konsiderohet nga trajneri Stojkoviç. Për vitin 2025 është po ashtu portieri që e ka mbajtur më shumë herë portën e paprekur në “top 5” ligat e Europës. Bëhet fjalë për 15 herë deri tani.
Trajneri Stojkoviç është shprehur më parë se Svilar ka refuzuar ftesën, për të qenë i përqëndruar te Roma. Kështu edhe ka vendosur prioritetin te klubi i tij, për këtë edhe ftesa ka munguar në vazhdim.