Mbyllen 30 minutat e para te ndeshjes qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe rezultati eshte ende i barabarte 0-0. Gjate ketyre minutave verehet nje deshire me e madhe e Tiranes per te shenuar, madje ka krijuar edhe 2-3 momente te rrezikshme.

Vllaznia nderkohe vetem ne 10 minutat e para rrezikoi disi dhe me pas po tenton t’i kushtoje me shume rendesi lojes ne mbrojtje.

VLLAZNIA- TIRANA 0-0

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Zhunior
Trajner: Mirsad Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo.
Trajner: Emanuel Egbo

Gjyqtar: Eldorian Hamiti