Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne Loro Boriçi ne mes Vllaznise dhe Tiranes. Nje 45 minutesh ky qe nuk ka treguar fytyren e vertete te Vllaznise, e cila ndonese luante ne fushen e saj, shumicen e kohes i kushtoi me shumne rendesi mbrojtjes.

Vetem ne 10 minutat e para e nisin ne sulm dhe madje krijojne edhe nje rast me ane te Hygor por pa sukses. Pas ketij momenti eshte Tirana qe luan me mire dhe madje krijon edhe 2-3 momente te rrezikshme por qe u zgjidhen si duhet nga portieri Sherri.

VLLAZNIA- TIRANA 0-0

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Zhunior
Trajner: Mirsad Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo.
Trajner: Emanuel Egbo

Gjyqtar: Eldorian Hamiti