Pas pikës në Ballsh, Vllaznia humbi në shtëpi, në një ndeshje ku shkodranët luajtën mirë, e madje iu afruan golit disa herë, por pa mundur që të shënonin. Në prononcimin që ka dhënë në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka pohuar:

“Unë e ndoqa ndeshjen në pjesën e parë me shumë vëmendje dhe Tirana qëndroi në pritje të merrte topat, sepse pjesa e parë ka qenë shumë e mirë për ne. Torasa ishte si sulmues i dytë, lëvizi dhe na hapi probleme duke krijuare dhe dy raste. Në pjesën e dytë fola për ta markuar këtë lojtarë dhe kërkuam që të krijojmë raste dhe kundërsulme, por ishim të pafat”.

Reagimi

“Rikthimi i Gurishtës, na bëri që të neutralizojmë Torasën. Në pjesën e dytë ekipi ishte shumë më mirë krijoji mundësi për gol, por në finalizim lojtarët e mi kanë nivel mestar dhe jo nga ata që bëjnë diferencën. Kjo ishte një ndeshje e madhe dhe ne ceduam në momentin më të mirë tonin. E humbëm ndeshjen me një gjuajtje në portë. Për portierin është një rast i zakonshëm, dhe ne pësuam gol duke humbur ndeshjen, – tha Jonuz.

Humbja

“Nuk e di pse pash disa lojtarë që mbyllën lojën edhe pse iu kërkova që ata të hapin lojën dhe të luajnë me kundërsulm. Mund ta mbyllnim me një pikë, do të ishte mirë, por jo në atë mënyrë, sepse me shanset që krijuam në pjesën e dytë kemi merituar më shumë”.

Taktika

“Nuk futa lojtarët e afruar si Sidorenko dhe Hristov dhe aktivizova vendasit që e dinë se çdo të thotë kjo ndeshje klasike. Doja më të mirën dhe jam munduar që në detaje ta përgatisë këtë ekip. Nuk kam probleme me asnjë lojtar, por ky është futbolli. Në pjesën e dytë bëra lëvizje, pasi doli edhe Malota, por detajet e vogla bëjnë ndryshimin në të tilla ndeshje”.

Infrastruktura

“Për ekipin duhet një infrastrukturë më e mirë, sepse ndonjëherë në fushën e stërvitjes nuk luajmë shpejt, ndërsa në stadium ndodh ndryshe dhe skuadra e qarkullon më shpejt topin”, – tha Mirsad Jonuz./Vipsport/