Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot një ndeshje shumë interesante në javën e 6 të Superiores. Dy skuadrat kanë ambicie të qarta për të qenë në katërshen e parë të klasifikimit dhe kjo përballje direkte do të qartësojë më shumë edhe për formën e ekipeve dhe pretendimet e tyre.

Te shkodranët, trajneri Memelli ka bërë ndryshime duke parë situatën me dëmtimet, duke filluar nga porta ku mungon Qarri dhe do të luajë nga minuta e parë Mehidri.

Ndërsa te Egnatia, trajneri Tetova vazhdon të mbajë në stol Paulauskas, për ta përdorur si alternativë në pjesën e dytë të ndeshjes.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA:
Mehidri, Pusi, Krymi, Stojanoviç, Dragoshi, Alivoda, Boshnjaku, Sala, Gruda, Mala, Balaj.
Trajner: M. Memelli

EGNATIA: Sherri, Malota, Xhemajli, Memolla, Fangaj, Aleksi, Isgandarli, Zejnullai, Spahiu, Fernando, Duamena.
Trajner: E. Tetova