Pas fitores historike përballë Çekisë, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e rradhës, por kësaj rradhe në një miqësore me Bullgarinë. E para e tillë për trajnerin Sylvinho i cili deri tani e ka drejtuar ekipin vetëm në ndeshjet zyrtare të kualifikueseve.

Më në fund braziliani do të ketë mundësi të eksperimentojë me lojtarët e tij. Sylvinho u paraqit së bashku me Strakoshën, përpara gazetarëve në konferencën për shtyp dhe i pari që foli ishte gardiani i cili pritet të jetë titullar.


Debutimi në Premier League?

Ndihem shumë mirë, jam krenar për debutimin. Alternimi me Berishën e ka në dorë trajneri, kushdo luan është gati të ndihmojë ekipin për të arritur objektivat.


Me Bullgarinë për fitore?

Futemi për të fituar gjithmonë, çdo ndeshje është e rëndësishme. Ata lojtarë që nuk luajnë shumë kanë mundësinë të tregojnë veten.

Situata në skuadër?

Ndihemi të lumtur dhe e kuptojnë të gjithë që jemi pozitiv. Kemi kaluar vite të vështira dhe meritojmë kualifikimin në Europian. Kur jemi një grup si tani është e bukur prandaj edhe rezultatet po vijnë.

Ndryshimi me Sylvinhos dhe Rejas?

Grupi është solid dhe nuk ndryshojnë shpesh lojtarët. Në Kombëtare nuk ke shumë kohë dhe ajo na ka munguar më para me Rejan dhe Panuccin. Merita e trajnerit është kjo.

Euro 2024?

Tani që jemi shumë afër e mendojmë të gjithë të arrijmë në Gjermani. Eksperienca e parë ishte e bukur dhe nuk ishim gati. Tani kemi një grup për të provuar dicka më shumë se herën e parë.

Konkurenca me Berishën?

Nuk jam unë ai që vendos, ka edhe 7 muaj deri në Europian. Mendova që do të luaja por pata një dëtmim. Jam i lumtur me Kombëtaren dhe të jemi me shëndet, pastaj nuk i dihet në jetë.

Çfarë dini më Bullgarinë?

Presim një ekip të organizuar mbrapa dhe do të na provokojë në goditje standarte. I dimë cilësitë e çdo ekipi dhe ne duhet të provojmë veten.


Sa seriozisht është kjo ndeshje duke qenë se është miqësore dhe kujt i druheni nga Bullgaria?

Nuk i ndërroj lojtarët e mi me asnjë tjetër në botë. Ne marrim stërvitjen me seriozitet, çdo ndeshje për ne është e rëndësishme.