Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë. Ai foli për ndryshimet që do të bëjë si dhe u shpreh se për atë nuk ekzistojnë ndeshjet miqësore, pasi i konsideron të gjitha të rëndësishme. Ndër të tjera, Silvinjo u ndal dhe tek Broja ku sqaroi të gjithë situatën pse ai nuk luajti kundër Çekisë.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta proivonte si eksperiencë. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen 3-4 ndryshime, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.

Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat që do të luajnë nesër, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 min dhe u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme, u konsultuam me doktorët e Çelsit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi, kjo e gjitha.

Pa ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha ca mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit.

Unë kam ndjekur diçka nga Bullgaria, në ndeshjet e grupeve. Dy pikë dhe nuk është e drejtë, por unë mendoj se është një skuadër shumë e rëndësishme. Mbrohen mirë me një bllok me 5 lojtarë, me futbollistë të gjatë dhe të fortë fizikisht. Në futboll nuk ka një sekret, por duhet që të gjithë të mendojnë njësoj, për të njëjtin drejtim apo objektiv. Ne jemi në rrugën tonë, të kënaqur me atë që kemi arritur, por e dimë që kemi ende shumë për të bërë. Ne mendojmë të gjithë njësoj. Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me një shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë.

Në Shqipëri të gjithë e dinë si nisi me një darkë me presidentin Duka në Milano që donte një eksperiencë të re. Kam pasur dy eksperienca më herët, në Milano te Interi si zv.trajner ku mësova shumë si në aspektin e trajnimit por edhe italisht. Kjo më ndihmon shumë pasi edhe këtu të gjithë flasin italisht, si njerëzit, lojtarët dhe stafi. Kam punuar te Brazili për katër vite si zv.trajner dhe e di si funksionOn puna në një ekip kombëtar. Nesër do kem përballë trajnerin e Bullgarisë Kërstaiç, me të cilin jam përballur kur luajti në botëror Brazili me Serbinë ku ai ishte zv.trajner i serbëve dhe do të takohemi sërish nesër”, deklaroi ai.