Ne 4 ndeshje deri tani, Vllaznia U21 nuk e njeh ende shijen e fitores. Edhe sot, ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Erzeni U21, futbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Ergi Borshi nuk kane marre me shume sesa nje barazim 1-1.
Ky eshte barazimi i trete dhe per koincidence me te njejtin rezultat 3-1, nderkohe qe kane edhe nje humbje ne Fier ndaj Apolonise. Ne kete menyre situata e ekipit shkodran nuk eshte ajo e duhura dhe mbi te gjitha ka ardhur si rrjedhoje e mungesave te shumta qe ka patur ne keto ndeshje.
Vllaznia U21 ka kaluar e para ne avantazh ne ndeshjen e sotme te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” me ane te 17 vjeçarit Xhesild Kapllanaj qe ne minuten e 9-te, por pak me vone do te ishte Zeneli ai qe do te barazonte shifrat dhe pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin e barabarte 1-1.
Por ne kete ndeshje nuk kane munguar as kartonat e kuq, nga nje per secilen skuader, ku per Vllaznia U21 eshte ndeshkuar mbrojtesi Xhuljan Kapllanaj ne minuten e 71-te, ndersa me pare ishte ndeshkuar Betancur ne fillimin e pjeses se dyte.
Ne pjesen e dyte nuk kane munguar raste, madje shkodranet kane goditur dy here shtyllen e portes shijakase por pa rezultat sepse gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA U21- ERZENI U21 1-1
Golat: Xhensil Kapllanaj ‘9/ Zeneli ’24
VLLAZNIA U21:Jukaj, Marashi, Ramja, Sylia, Xhu. Kapllanaj, Jahja, Zahi, Cungu, Kodra, Xhe. Kapllanaj, Kubazi. Trajner Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Bunjaj, Zymeri, Moleci, Bajrami dhe Xhakaj.