‘Stuhi’ ne futbollin shqiptar. Pasditen e sotme jane larguar dy trajnere nga skuadrat e Superiores. Fillimisht ka qene Partizani qe ka njoftuar mbylljen e marrveshjes me trajnerin italian Franko Lerda dhe me pas Teuta qe ka shkarkuar Blendi Shkembin.

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi. Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.

Nderkohe tek Partizanin kane filluar te mendojne menjehere per zevendesuesin e Lerdes. “Panorama Sport” ka bere te ditur se Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-kapiteni i të kuqve që ka luajtur me kryeqytetasit nga viti 2005 deri në 2009-ën, pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

Përfaqësueses të klubit kampion kanë biseduar intensivisht gjatë orëve të fundit me ish-ttrajnerin e Skënderbeut dhe pritet që Shehi të kthehet i kuq pas 10 vitesh.

Ish-portieri i shquar ka pasur gjithnjë një lidhje të veçantë me klubin e kuq dhe në kohët e rivalitetit ekstrem gjatë dekadës së fundit, ka qenë ndër të paktët që tifozeria e kuqe e kursente kur ndesheshin me Skënderbeun.
www.shkodrasport.com