Kombëtarja suedeze mbërriti në Rusi për të nisur aventurën e saj në Kupën e Botës por fatkeqësisht, aty ishte vetëm një tifoze duke pritur. Madje, lojtarët dhe stafi as atë nuk e vunë re dhe kaluan pa e përshëndetur.

Duket se pa Zlatan Ibrahimovic skuadra kombëtare ka humbur yllin ndriçues dhe nuk është më tërheqëse as për tifozët e vet.

Sipas fotove të botuara fillimisht nga “Ole”, vetëm një vajzë 15-vjeçare, Margot, kishte dalë në aeroportin Gelendzhik për të mirëpritur lojtarët.

E pasi avioni mbërriti me 35 minuta vonesë, Margot shpresoi që duke qenë se ishte vetëm të mund të takohej me idhujt e saj. Por për habi, vetëm një lojtar e vuri re tifozen e vogël dhe as nuk iu afrua për ta përshëndetur.

Suedia, finaliste e Botërorit të largët 1958 që organizonte po vetë, nuk arrin të shkojë më larg se faza e 1/16-ave që prej vitit 1994.

Dhe pasi kanë marrë vesh se do të luajnë në grupin F kundër Gjermanisë, Meksikës dhe Koresë së Jugut, nuk ka shumë tifozë optimistë në Suedi se skuadra e tyre do të mund të kalojë edhe grupin, madje ata kanë shkuar deri aty sa i kanë dhënë sugjerime trajnerit se si të luajë./EDS/