Xhevahir Sukaj është një emër shumë i njohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Ai ka dhene nje interviste se fundi ne prag te ndeshjes Vllaznia- Partizani ngaqe ka luajtur me te dy ekipet.
Ne po veçojme disa pjese nga kjo interviste ku ai flet per Vllaznine dhe nder te tjera shprehet i lumtur qe ajo po luan bukur, po fiton dhe kryeson renditjen.
“Vllaznia po tregon se nuk i mungon gjë, në aspektin e fushës, në aspektin e lojtarëve, pavarësisht se koha mund të nxjerrë të mirat dhe të këqijat e veta. Çdo ekip ka nevojë për lojtarë për të rritur eksperiencën.
Vllaznia, përveç grupit, ka dhe anën fizike, që dominon fizikisht ndaj ekipeve dhe janë më lart se të tjerat. Kam parë dhe ndeshjen kundër Kukësit që e kanë humbur, ku kanë pasur gjendje fizike shumë më të mirë, pavarësisht se humbën.
Per ndeshjen e se dieles, asnjëra skuadër nuk është favorite, për mua kjo ndeshje i ka të tria rezultatet brenda. Pavarësisht se Vllaznia ka disa pikë më tepër, kjo ndeshje nuk ka ekip favorit.
Kur shoh dhe Vllazninë në vendin e parë, që më kënaqet zemra, mendoj se është shumë mirë. Shpresoj të vazhdojë kështu.
Është herët për të thënë nëse Vllaznia është për titull, por dua shumë që të jetë për titull dhe të luftojë deri në fund.
Me Vllazninë kam shumë, shumë ndeshje të veçanta, nuk mund të përcaktoj një sfidë të vetme”







