Tre muaj me pare fitoi trofeun e pare ne Ukraine, ndersa sot mori edhe te dytin, por duket se nuk e ka nder mend te ndalet ketu. Volejbollisti shkodran Anton Qafarena sot ka fituar Kupen e Ukraines me ekipin e tij VC Barkom Kazhany.
Ky eshte ndeshur ne finale me fituesen e kupes se edicionit te kaluar, Voleyball Club Zhytychi dhe pas nje rivalteti te forte ka qene ekipi i volejbollistit te kombetares shqiptare qe ka triumfuar me rezultatin 3-2 dhe kesisoj ka bere te vetin edhe kete trofe.
Padyshim qe ky eshte nje sukses edhe per Qafarenen i cili eshte titullar i padiskutueshem i ketij ekipi dhe ka dhene kontribut ne fitoren e ketyre dy trofeve.
Volejbollisti shkodran ka dhene nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” pas ketij suksesi teksa eshte shprehur: “Normal qe eshte ndjesi e bukur kur fiton te tilla trofe. E pata filluar ne Shqiperi kur u shpalla kampion me Vllaznine dhe tashme po shijoj sukseset edhe me ekipin tim ketu ne Ukraine.
Pasi fituam ne dhjetor Superkupen, sot moren edhe Kupen e ketij vendi. Gjithmone kur fiton nje trofe eshte nje ndjesi e mire dhe nje sadisfaksion per te ecur perpara. Secili lojtar ka rendesine e vet ne kete sukses sepse kjo eshte nje loje ne grup, por perderisa jam i vetmi lojtar i huaj ne formacion normal qe edhe vleresimi dhe pritshmerite jane me te medha nga une sesa nga pjesa tjeter e ekipit.
Kemi fituar deri tani dy trofete e ketij sezoni, por padyshim qe do te tentojme edhe te tretin, ate me te rendesishmin titullin kampion dhe kuptohet qe une do te jap gjithmone me te miren time per ekipin”./SHKODRA-SPORT.COM/