Masimiliano Alegri do t’u japë fund pushimeve këtë verë, që të kthehet përsëri në bankinë. Për këtë janë të bindur të gjithë, që duan të shohin teknikun teksa drejton një ekip për trofe.

Në fakt, gjatë kohëve të fundit është përfolur një kthim i bujshëm i tij te Juventusi, por Xhovani Galeone, ai që e rriti si trajner, nuk e sheh atë duke bërë prakathehu në Torino ku e larguan ka shumë stil.

Sipas tij, Alegri është një alternativë shumë e mundshme për bankinën e Napolit, sidomos nëse kjo skuadër do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. “Maks është më i miri dhe mes tij e De Laurentis ka shumë vlerësim të ndërsjellë. Me Ligën e Kampioneve, gjërat mund të marrin një kthesë pozitive.

Disa vite më parë kishte më shumë dëshirë që të shkonte jashtë, ndoshta në Premier Ligë. Por tani preferon që të qëndrojë në Itali me një sfidë të re. Do të jetë çështje programesh e qartësisht klasifikimi sa i përket fundit të këtij sezoni”, tha ai, duke bërë të qartë se Alegri do të shkonte në një ekip i cili kishte uri për të fituar trofe e nuk luftonte thjesht për të qene në zonën Champions. /vipsport/