Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen e La Liga mes Atletik Bilbao dhe Eibar, që po zhvillohej në stadiumin “San Mames” .

Një derbi mes dy skuadrave baske, që për fat të keq nuk kishte tifozerinë e zjarrtë në shkallët e stadiumit.

Por kjo e fundit ka lënë të kuptohet që vazhdon të jetë afër ekipit dhe si gjithmonë, ka qenë e pranishme me mesazhet e saj të qarta.

Këtë radhë, tifozët e skuadrave në fjalë kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë që Bilbao të presë ndeshjet e Europianit në këtë verë, siç është parashikuar nga UEFA, pasi nuk e cilësojnë veten si përfaqësues të Spanjës..

Për këtë arsye, ata kanë fluturuar një dron mbi stadium, me një parullë kundër Euopianit. Për fat të mirë, droni u rrëzua në një pjesë të fushës ku nuk kishte lojtarë të pranishëm dhe ngjarja kaloi pa pasoja, përveç ndalesës së ndeshjes në minutën e 68 për ta larguar nga fusha mjetin fluturues dhe parullën. /vipsport/