Myrto Uzuni ka bërë një nisje mjaft pozitive të sezonit të ri. Koha e ambientimit me Granadën ka përfunduar dhe goli nuk përbën më një problem për Myrto Uzunin.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola deri më tani, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Paraqitjet e Uzunit kanë marrë vlerësimin e merituar në Spanjë. Futbollisti nga Berati është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga 2.

Është vetë faqja e La Liga-s ajo që kurorëzon Uzunin si më të mirin e muajit gusht.

“Një pjesë kyçe e puzzle-t. Myrto Uzuni i Granadës është lojtari i muajit për muajin gusht në La Liga SmartBank”, shkruhet në postimin e La Liga-s.