Erzeni me largimin e Stojkut nuk ka ndenjur pa trajner gjatë, por drejtuesit duket se kanë afruar një emër të njohur që ka drejtuar në Superiore por edhe në Kategorinë e Parë.

Shijakasit, nga sot kanë zyrtarizuar Gentian Begenë, durrsakun e njohur, që ka pasur disa role të rëndësishme, e madje edhe trajner i parë te Teuta e Durrësit në Superiore. Begeja ka qenë më parë edhe trajner te skuadra e Besës së kavajas.

Pritet që ai të prezantohet nesër si trajner i i ri te Erzeni para skuadrës së tij të re, ku synimi është mbajtja e vendit të dytë si dhe ndërtimi i një ekipi kompakt për vitin që vjen ku do të synohet me patjetër Superiorja.

Ndeshja e pare per te ne drejtimin e skuadres shijakase do te jete diten e shtune ne ndeshjen e rradhes ndaj Vores. Erzeni ndodhet 10 pike larg Vllaznise dhe mban aktualisht vendin e dyte ne renditje.