Vllaznia fitoi dje ndaj Partizanit edhe per tifozet e saj. Ata te cilet ndonese skuadra e tyre e zemres po kalonte momente jo te mira dhe ishte 7 pike larg te kuqve, serish kishin besim tek ajo dhe udhetuan drejt kryeqytetit per ta mbeshtetur.
Grupimi “Vllaznit Ultras” sigurisht qe nuk mund te mungonte, por te shumte kane qene edhe tifozet shkodrane ne tribunen qendrore te stadiumit “Partizani” te cilet sidomos ne rastet e te dy golave kane shperthyer nga gezimi.
Por gjeja me e bukur e kesaj ndeshje, ka qene menyra si kane festuar Fjoart Jonuzi dhe Mehdi Çoba pas golave te shenuar. Ndonese porta e Partizanit ka qene ne krahun tjeter te fushes, te dy ata kane vrapuar rreth 100 metra per ta ndare gezimin bashke me tifozet.
Padyshim qe kjo eshte domethenese shume. Vllaznia dhe tifozet jane nje binom i pandare. Sigurisht qe keta te fundit shpeshhere jane edhe te merzitur, madje nuk mungojne edhe te kritikojne e shajne te besuarit e tyre, por Vllaznine e kane gjithmone ne zemer.
Prandaj dhe mbreme jane kthyer te gjithe te gezuar nga Tirana. Por kaq nuk mjafton. E djeshmja ishte nje prove qe sebashku kjo dyshe mund te ece perpara drejt titullit kampion. E treguan edhe dje duke mundur ekipin kryesues dhe mund ta bejne kete gje ndaj çdokujt./SHKODRA-SPORT.COM/