HomeBOKSSUKSESI/ Tjetër fitore për boksierin Alban Bermetën, ngjitet në vendin e 37-të...

SUKSESI/ Tjetër fitore për boksierin Alban Bermetën, ngjitet në vendin e 37-të në Botë

Pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Alban Bermeta, boksieri i njohur shqiptar fitoi një tjetër përballje në boksin profesionist dhe këtë herë ndaj një kundërshtari kampion në Afrikë. Dueli i grushteve në Fier u mbyll në raundin e gjashtë me pikë, duke bërë që ndaj Henriques Landos, Bermeta të siguronte fitoren e 14 në boksin profesionist, 11 prej të cilëve me nokaut.

“Ishte kundërshtar shumë i fortë, i 110 në botë dhe i pari në Afrikë. Gjithsesi unë isha përgatitur për këtë ndeshje dhe falë Zotit ia arrita të fitoj. Ishalla eci sa më lart në ndeshjet e ardhshme me kundërshtarë më të fortë,”-u shpreh Alban Bërmeta, boksier.

Boksieri nga Angola provoi gjatë gjithë ndeshjes të provokonte Bermetën, duke bërë në ring sjellje të çuditshme.

“Ajo është mënyra e tij e boksimit, e sjelljes. Unë bëj sjelljen time dhe kam hyrë për të treguar boks aty. Normalisht edhe spektakël, por spektakël me grushte sepse nuk jemi balerinë. Nuk ka asnjë problem: ajo është mënyra e tij, ndërsa unë kam timen,”-tha Alban Bermeta, boksier.

Kjo fitore ka qene shume e rendesishme per kete boksier sepse tashme ai eshte ngjitur ne nje vend shume komod, duke qene i pozicionuar ne te 37-tin vend ne Bote.

Në natën e spektaklit në Fier, me fitore ia doli edhe Xhulio Vrenozi në peshën super të lehtë, duke mposhtur në raundin e dytë me nokaut kundërshtarin nga Bosnja Sinica Gambelic. Para publikut vendas shkëlqyer edhe dy fierakët Aleksandër Kallashi dhe David Ferko, duke siguruar fitore ndaj kundërshtarëve respektivë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments