Brenda vetëm një jave, Vllaznia shënoi dy humbje përballë Teutës, nje në kupë dhe ditën e djeshme në kampionat. Rezultatet negative vijojnë për skuadrën shkodrane.
Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe shprehet se rënia nga kategoria superiore, duke qenë se Vllaznia ndodhet në zonën e rrezikut, do të ishte katastrofale për ekipin.
“Shkodra ka aq shumë asete, ka pasur shumë trajnerë që kanë bërë mirë në klube të tjera por tek Vllaznia mbetet i njëjti problem. Është ekipi. Shkodra ka furnizuar lojtarë në ekipe të ndryshme por Vllaznia vazhdon kurbën e rezultateve negative.
Përveç eliminimit nga kupa edhe në kampionat do të shkojë në fazën play-out ose më e keqja për tu rikthyer sërish në kategorinë e parë. Do të ishte katastrofale”- ka thene Sulçe.