Besnik Kapllanajt s’i del inati me gjyqtarin Andi Koçi. Presidenti i Bylisit ka folur për ndeshjen kundër Kukësit ku ekipi i tij u mposht minimalisht 1-0 nga verilindorët.

Në një lidhje direkte në emisionin “Fair Play”, kreu i mallakastriotëve e ka me arbitrin, për të cilin thekson se ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e takimit. Gjyqtari i kolegjiumit të Durrësit ka pasur më parë stemën e FIFA-s, për të cilën Kapllanaj tregon se i është hequr me “ceremoni”.

“Gjyqtari sot u bë protagonist fillimisht duke akorduar një penallti te pa qenë kunder ekipit te Bylis në pjesën e parë. Në pjesën e dytë gjyqtari na mohoi një penallti të paster, është hera e dytë që gjyqtari Andi Koçi bëhet protagonist, pasi edhe në fazën e dytë kunder Kukësit na ka mohuar një penallti të pastër.

Andi Koçit i është hequr stema e FIFA-së me “ceremoni” por ky gjyqtar nuk duhet të gjykojë më në superligë. Une do t’i drejtohem organeve kompetente për ketë gjë.

Në kishim katër mungesa zyrtare Ntepe Mozzone Murataj e Bajramaj por skuadra luajti mirë edhe pse mungonin katër titullarët. Bylis sot vuajti pasojat e Kukësit në ndeshjen me Laçin./newsport/