Pas disa javesh eshte rikthyer serish ne formacion dhe rikthimi ka qene i mbare per te dhe per Vllaznine qe vazhdon te fitoje ndonese tashme e ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen ne Superlige.

Antonio Marku, mbrojtesi i majte i kuqebluve qe ka provuar te luaje edhe si mbrojtes qendre ne rast nevoje per ekipin, dje ka luajtur per 90 minuta ne takimin ndaj Korabit dhe ka dhene kontributin e tij ne arritjen e fitores 1-0.

Nderkohe ne nje prononcim te dhene për SportEkspres.com, Marku deklaron se Vllaznia po e respekton garën deri në fund, ndërsa Korabi ishte një rival i vështirë.

“Me Korabin ishte ndeshja e tretë në këtë sezon dhe kjo fitore nuk ishte e lehtë, pasi dibranët janë rivalë të vështirë. Rezultati minimal 1-0 nuk i ul vlerat e skuadrës për këtë fitore. Ne po e respektojmë garën dhe deri në fund të këtij sezoni do të luajmë vetëm për fitore, pa asnjë lëshim me çdo kundërshtar”, u shpreh Marku.

Mbrojtësi tregon se skuadra po mendon edhe për fitore në finalen e Kategorisë së Parë me Bylisin. Marku këto emocione i nis që në javën e ardhshme ndaj Dinamos. “Unë kam luajtur dy sezone në elitë me Dinamon (2010-2012) dhe sfida me ta për mua do jetë e veçantë.

Tashmë Vllaznia po mendon për Superioren, por edhe për finalen e Kategorisë së Parë. Me sa duket finalisti tjetër do të jetë Bylisi i Ballshit. Synimi ynë është që ne ta fitojmë atë sfidë”, përfundon Marku.

Mbrojtja e Vllaznise sivjet ka qene nje repart i cili ka treguar nje forme shume te mire sportive dhe padyshim qe kjo gje ka dhene efektin e vet edhe ne arritjen e rezultateve pozitive.
© shkodrasport.com