HomeKRYESORESulm i frikshëm, detyrë e vështirë për mbrojtjen e Vllaznisë në Conference...

Sulm i frikshëm, detyrë e vështirë për mbrojtjen e Vllaznisë në Conference League

Vllaznia në raundin e parë eleminator të Conference League, prej kohësh ka mësuar kundërshtarin e saj. Që do jenë rumunët e Univ.Craiova. Ekipi që e mbylli në vendin e tretë kampionatin në Rumani dhe që po ashtu fitoi kupën e vendit. Pra një kundërshtar i nivelit të lartë për kuqeblutë, që do kenë shumë vështirësi ndaj rumunëve.

Craiova prej disa kohësh po zhvillon fazën përgatitore dhe dje në ndeshjen miqësore fitoi me rezultatin 4-1 kundër Arminia Bielefeld. Ekipit gjerman që në sezonin 2021-22 ishte pjesë e Bundesligës. Pra një rezultat që tregon shumë për forcën sulmuese të rumunëve dhe këtë e vërtetojë edhe vlerat në merkato të repartit ofensiv.

Sulmuesi kryesor, Elvir Koljic me vlerën 1.5 milionë euro në merkato do jetë kundërshtari direkt i dyshes Juriç-Bulatoviç tek Vllaznia. Një duel totalisht ballkans që do shohë të përballen mentalitete thuajse të njëjta të futbollit. Po ashtu edhe nga krahët detyra do jetë e vështirë për dyshen Hakaj-Gurishta.

Rumunët në përbërjen e tyre kanë Markoviç, 21-vjeçari serb që realizoi dy gola dje kundër Arminias dhe që ka një vlerë në merkato prej 1.2 milionë eurosh, apo edhe Gustavon dhe Ivan që cilësohet si më i rrezikshmi i sulmit të Craiovas.

Tashmë tek Vllaznia duhet të marrin masat që ndaj Craiovas të bëjnë paraqitjen më të mirë të mundshme në Conference League.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments