Liverpool dhe Tottenham kanë marrë nga një pikë në barazimin 2-2 të supersfidës së javës së 26-të të Premier League. Ishte një sfidë e mbushur me emocione, sidomos në 10 minutat e fundit, ku ndodhi gjithçka.

Liverpool e nis lojën në sulm dhe shënon golin e avantazhit që në minutën e 3’ me të përhershmin Mo Salah që shënon golin e 20-të në kampionat.

Liverpool nuk e ul ritmin ndaj një Tottenham konfuz në fushën e lojës dhe arrin të krijojë mundësi të tjera për të ndëshkuar miqtë të cilët me kalimin e minutave e marrin disi veten dhe fillojnë të prodhojnë futboll sulmues.

Ndeshja është e bukur nga të dy krahët por vendasit mbeten më të mirët në fushë. Pas pushimit ndeshja nxehet dhe Tottenham sulmon më shumë. Liverpool ka mundësi më të mira me kundërsulm por nuk arrin t’i shfrytëzojë me Salah, Firmino dhe Sane.

Në minutën e 80’ fillon spektakli. I porsa-futuri në fushë Wanyama shënon golin e barazimit me një predhë nga distanca.Pesë minuta më pas Harry Kane ka mundësinë të kalojë të tijtë në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë për Karius ia pret goditjen qendrore.

Në minutën e dytë shtesë Moe Salah driblon të gjithë mbrojtjen e Tottenham duke shënuar një gol magjik.Por asgjë nuk kishte mbaruar, në minutën e fundit të ndeshjes erdhi një tjetër penallti pas një faulli ndaj Dier që këtë herë shndërrohet një gol nga Kane, i cili bëhet lojtari i parë i Tottenham që shënon 100 gola në Premier League. Një ndeshje e bukur, por një fund i çmendur në Anfield./telesport/