Partizani është në fazën përgatitore në Slloveni. “Demat” luajnë në 7 korrik me Saburtalo për turin e parë të Conference League, me skuadrën e Mehmetit që ka bërë stërvitje intensive.

Problem për të kuqtë janë lojtarët afrikanë, që po stërviten në Shqipëri me të rinjtë, për shkak të problemit me vizat. Shtypi i shkruar bën me dije se dy prej tyre, Sembene dhe Maguet kanë kërkuar largimin, paçka kontratës deri në 2025.

Me justifikimin për pak minuta nga sezoni i shkuar, lojtarët dëshirojnë të prishin kontratën, me klubin që ka thënë “jo”.