Kastrioti po mendon të ngrejë një skuadër të fortë sezonin e ardhshëm, ku të ketë mundësinë të luftojë më shumë sesa vetëm mbijetesa. Së fundmi, krutanët kanë kryer edhe një lëvizje tjetër këtë merkato.

Futbollisti i afruar nga krutanët është sulmuesi 20-vjeçar, koplikasi Franc Marinaj. Ai është produkt i Partizanit, por përveç ekipit të kuq, ka luajtur edhe për Jarun të Zagrebit. Tashmë, me interes mbetet për t’u parë kjo aventurë e re e tij tek Kastrioti, pasi edicionin e kaluar luajti kryesisht me Partizanin B dhe jo me ekipin e parë.

Te dhenat e ketij sportisti duken shume te mira dhe si rrjedhoje ai kerkon vetem besim nga stafi teknik per t’i dhene me shume hapesira ne fushen e lojes dhe nese ndodh kjo padyshim qe Marinaj do t’i tregoje me se miri vlerat e tij.

Tek Kastrioti ne fakt edhe gjate sezonit te kaluar trajneri Çela u dha shume hapesira futbollisteve te cilet gjeten veten e tyre ne fushe dhe nga kjo, krutanet ishin surpriza e vertete e kampionatit ne gjysmen e dyte te tij. Sulmuesi koplikas shpreson shume qe te ndodhe keshtu edhe ne sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI