HomeKRYESORESulmuesi me origjinë nga Bajza shkëlqen me Sasuolon, shënon dy gola në...

Sulmuesi me origjinë nga Bajza shkëlqen me Sasuolon, shënon dy gola në miqësore

Aristidi Kolaj ka nxjerrë më së miri në pah vlerat e tij, teksa në miqësoren e Sasuolos ditën e sotme ndaj Kliverge Mazano ka realizuar dy gola. Sulmuesi i shpresave është pjesë e skuadrës Primavera të Sasuolos, megjithatë falë paraqitjeve të mira tekniku De Zerbi ka vendosur ta grumbullojë me ekipin e parë.

Sakaq, Kolaj ia ka shpërblyer besimin ndërsa shkëlqeu në miqësore. 20-vjeçari, shëmoi dy herë brenda 18 minutave të para të lojës, ndërkohë që të tijtë triumfuan me rezultatin final 10-1.

Ndërkohë, për Kolajn në ditët e fundit është përfolur se mund të lëvizë nga skuadra e të rinjve të Sasuolos për t’u transferuar në një klub ku mund të fitojë më shumë eksperiencë.

Lojtari me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Aristidi Kolaj ka fituar vëmendjen e Pizës, e cila këtë sezon do të luajë në Serinë B. Ndërkohë, golat në miqësore do të shërbejnë që sulmuesi të marrë vëmendjen e duhur për të fituar një kontratë në Serinë B dhe për t’u rritur më shumë në karrierë, ndërsa Kolaj tashmë është pjesë edhe e shpresave të Shqipërisë./VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments