Talenti shqiptar Stiven Shpendi është rikthyer te goli me fanellën e Çezenës në Serinë C italiane. 19-vjeçari shënoi dopietë mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Entelës teksa skuadra e tij triufoi me rezultatin e pastër 4-0.

Shpendi hapi serinë e golave në minutën e 16-të, duke përshëndetur rrjetën nga shumë pranë vijës fatale, ndërkohë që goli i dytë u realizua nga Silvestri në minutën e 32-të. Çezena dhe Shpendi nuk u mjaftuan me këto dy gola teksa shënuan edhe 2 të tjerë në pjesën e dytë.

Sulmuesi shqiptar tundi sërish rrjetën në minutën e 89-të duke vulosur shifrat 4-0. Me këtë dopietë shqiptari u ngjit në kuotën e 11 golave në kampionat.

Në duelin ndaj Entelës së Merkajt dhe Radës, pati minuta edhe për vëllain binjak të Stiven Shpendi. Kristian Shpendi u aktivizua në minutën e 80-të në duelin e sotëm.