Pas nje sezoni e gjysem ne Kosove ne rradhet e Vellaznimit te Gjakoves, sulmuesi shkodran Donat Toma ka vendosur te rikthehet serish ne Shqiperi per te vijuar karrieren e tij sportive. Si rrjedhoje ai ditet e fundit ka vendosur t’i bashkohet ekipit te Burrelit.

Skuadra matjane nuk eshte e re per Tomen sepse ka luajtur me pare me te, pikerisht ne sezonin 2020-2021 dhe pikerisht raportet e mira qe ka patur me drejtuesit dhe tifozet, kane bere qe ai te rikthehet serish aty.

Toma ka qene pjese e ekipeve te moshave te Vllaznise e me pas ka tek Terbuni, Veleçiku, Burreli dhe se fundi ne Kosove tek Vellaznimi. Por situata jo e mire qe po kalon kjo e fundit, kane bere qe ate ta braktisin shume prej futbollisteve dhe ne mes tyre edhe Toma.

Tashme tek Burreli 25 vjeçari do te tentoje te shenoje sa me shume gola per ta ndihmuar kete skuader te arrije objektivat e saj. Sigurisht qe nuk do te jete e lehte, megjithate aftesite qe ka ky lojtar te bejne te shpresosh se do ia dale.

Tek Burreli ne fakt ditet e fundit ka patur edhe disa lojtare te tjere qe kane ardhur, duke filluar nga portieri Kadri Birja e me pas edhe Enbija Shehu dhe Gentian Binishi./SHKODRA-SPORT.COM/