Rubin Hebaj po rezulton deçiziv në fitoret e fundit të Teutës. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në transfertën ndaj Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë, i cili nuk pëlqehej në Shkodër, në këtë mënyrë realizoi golin e tij të pestë, në 13 ndeshje të zhvilluara me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Golin e fitores përballë skuadrës dinamovite, e realizoi në minutën e 56-të, gol ky që vlen shumë për vazhdimësinë e Teutës.

Hebaj po rezulton shumë decisiv per durrsaket ne kete faze te fundit te kampionatit ku padyshim po i jep nje dore te forte per t’iu larguar vendeve te fundit te renditjes, ndonese i duhen ende pike per te shmangur edhe zonen play-out.

Maringlen ZHIVANI