Shkëndija e Tetovës ka fituar këtë të shtunë takimin e javës së 29-të në Ligën e Maqedonisë kundër Makedonijas. Në këtë fitore, një nga protagonistët kryesor ka qenë sulmuesi i saj, shkodrani Sindrit Guri.

Kampionët në fuqi të vendit kanë fituar me shifrat 3-1, teksa në qendër të vëmendjes ishte ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shkodrani Sindrit Guri, i cili shënoi golin e dytë në rrjetë e mysafirëve të Makedonijas.

Për Gurin, i cili te Shkëndija erdhi nga futbolli belg, është goli i nëntë me fanellën e skuadrës tetovare. Në këtë ndeshje, dy golat e tjerë për Shkëndijën u shënuan nga Doriev, me një dopietë.

Deri më tani, sulmuesi shkodran Sindrit Guri ka zhvilluar 21 ndeshje me Shkëndijën, teksa ka shënuar 9 gola.

Maringlen ZHIVANI