Kilian Mbape është lojtari i ri me çmimin më të shtrenjtë në Europë. Sulmuesi francez kryeson listën e 100 lojtarëve më të shtrenjtë te moshës poshtë 21 vjeç sipas CIES Football Observatory, para Dele Ali-t dhe Leroy Sanes-s.

Sipas algoritmeve të studimit, vlera e tanishme e francezit shkon në mbi 160 milion paund, një rritje 37% të vlerës së tij të shtatorit që ishte 117.74 milion paund.

Të tjerë talente në vlerën mbi 100 milion paund janë Dele Alli, Osman Dembele dhe Markus Rashford.Vendin e parë ndër kampionatet evropiane me më shume talente në këtë listë e mban Premier Liga me 28 talente, ndërsa ekipi me më shumë talente është Bajern Leverkusen, e ndjekur nga Evertoni dhe Reali i Madridit. Më poshtë ndodhet dhe lista e plotë me 100 talentet.

© shkodrasport.com