HomeKRYESORESulmuesi shkodran Sindrit Guri largohet nga Turqia, rikthimi në Superiore një opsion...

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri largohet nga Turqia, rikthimi në Superiore një opsion për të

Sindrit Guri rikthehet sërish në skenë. Ish sulmuesi i Vllaznisë u transferua në merkaton e verës së shkuar te Instanbulspor në Turqi.

Shkodrani firmosi një kontratë që e lidhte me turqit për 3 sezonet e ardhshme. Megjithatë dje ai ka zgjedhur t’i japë fund bashkëpunimit duke dalë në këtë mënyrë futbollistë i lirë.

29-vjeçari është shndërruar në opsion për klubet e Superiores, veçanërisht për Partizanin që e ka tentuar në disa sesione merkatoje. Por, rroga e lartë e lojtarit dhe dëshira për të luajtur jashtë vendit kanë sprapsur gjithmonë tratativat.

Tashmë pritet të shihet se kush do të jetë e ardhmja e tij, teksa nuk përjashtohet mundësia që të vijojë të luajë sërish jashtë vendit. Në sezonin e fundit ai u aktivizua në 12 ndeshje, duke mos arritur të shënonte asnjë gol./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments