Rahem Sterling është bërë përsëri viktimë e një grabitje në vilën e tij ndërsa gjendje në banesë, bashkë me gruan dhe fëmijët. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 19:00, kur skuadra e tij, Çelsi, në teori duhet të ishte duke luajtur përballë Ullvërhempton në Premier Ligë.
Persona të maskuar kanë hyrë në vilën e tij, por janë larguar më pas me shpejtësi pa vjedhur gjë, pasi kishin mbetur me sa duket të çuditur që lojtari anglez ishte në shtëpi. Ata mendonin ndoshta se si ishte në stadium, por në fakt Sterling ka mbetur jashtë listave të Çelsit këtë sezon ndaj nuk e ka të nevojshëm të jetë i pranishëm në ditët e ndeshjeve.
Kjo është hera e dytë që Sterling dhe familja e tij bëhen viktima të një grabitje. Hera e parë ndodhi në periudhën kur ai ishte me përfaqësuesen e Anglisë në Katar për Botërorin 2022.
Asokohe, një grup hajdutësh shqiptarë hynë në banesën e lojtarit dhe morën disa gjëra me vlerë, ndërsa familjarët e tij ishin ende në shtëpi. Sterling asokohe la për disa ditë grumbullimin e përfaqësueses për t’u kthyer në Angli dhe për të qenë pranë familjes së tronditur nga ngjarja e rëndë.







