Duket se Xhiakomo Vrioni po rigjen një formë të mirë në SHBA, ku së fundi ka shkëlqyer me dy gola të shënuar.

Sulmujesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në takimin miqësore mes Orlando City dhe New England Revolution, me skuadrën e tij që ishte në disavantazhin e një goli.

Në minutën e 71’, 24-vjeçari rivendosi baraspeshën, ndërsa në të 82’ ai përmbysi çdo gjë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.