Driblimi spektakolar i Armando Brojës në ndeshjen e Kupës FA ndaj Uest Hem, është zgjedhur si goli më i bukur i raundit të pestë të turneut prestigjioz anglez.

Futbollisti shqiptar ishte spektakolar në këtë duel duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me shifrat 3-1 dhe të siguronte kalimin në raundin tjetër.

Ai u fut në pjesën e dytë të ndeshjes, fitoi penalltinë që çoi shifrat në 2-1 dhe më pas shënoi vetëm golin e 3-1 me një driblim mes mbrojtjes dhe finalizim perfekt i cili është zgjedhur nga ekspertët si më i bukuri i këtij raundi.

Tani Sauthempton e presin çerekfinalet e turneut, ku do të ndeshet me skuadrën e Mançester Sitit këtë fundjavë.