Vllaznia e femrave është mposhtur nga Valur në ndeshjen e vlefshme për finalen e Grupit 7 në Ligën e Kampioneve.
Shkodranet u mposhtën me rezultatin 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin islandezet në minutën e 23-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve.
Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 81’, Valur dyfishoi shifrat.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Vllaznia la gjurmën e saj. Në minutën e 90’+1’ Megi Doçi realizoi një supergol nga jashtë zone. Por ky gol nuk mjaftoi që Vllaznia e femrave të përsëriste historinë dhe kështu eliminohen.